Kredia ne euro jo tërheqëse, Banka Evropiane rrit normat e interesit

17 Qershor 2023 | 19:48

Nivelet e larta të inflacionit mbi 5%, vazhdojnë të jenë një kërcënim për ekomoninë europiane. Banka Qendrore Europiane, ka vendosur të rrisë përsëri normat e interest me 0.25 pikë përqind.

Monedha e lidhur ngushtë me tregun shqiptar, ndikon në tregun financiar, duke shtrenjtuar kreditë në euro. Kryesisht janë kreditë me normë interesi të ndryshueshme, kostot e shlyerjes të së cilave, goditen drejtpërdrejtë.

Pano Soko, ekspert ekonomie deklaroi për Euronews: “Kryesisht flitet për kredi me interes të ndryshueshëm. Kjo do të sjelli një farë ngadalsimi, dhe ky është qëllimi përse Banka Qendrore Evropiane ndërmerr një hap të tillë për të ngadalsuar transaksionimet. “

Megjithatë zhvlerësimi i euros kundrejt lekut, ka ndikuar pjesërisht në zbutjen e efektit të shtrejntimit të kredive. Rënia e euros ka sjellë lirim të kësteve per kreditë ne monedhën e huaj, duke i bërë kostot e shlyerjes më të lira. Por sipas ekspertit Pano Soko, cikli rënës ka ardhur drejt fundit. Euro po fillon të rimëkëmbet, duke e bërë atë një opsion tashmë jo tërheqës për huamarrësit.

“Ata që do të marrin kredi në euro duhet të jenë të kujdesshëm. Pse duhet të jenë të kujdesshëm sepse euro që nga ky moment e tutje besoj se pritet vetëm të vlerësohet”, tha Soko.

Soko theksoi se ekuilibri pritet të rkthehet me hyrjen e vitit të ri. Ndërkohë nivelet e larta të interesit do të vazhdojnë të qëndrojnë te larta me qëllim zbutjen e inflacionit.

“Ata që marrin kredi sot duhet të jenë të kujdesshëm sepse këstet nesër për kredinë që po marrin sot do bëhen më të shtrejnta. Ata që kanë marrë më përpara kanë përfituar nga rënia e euros.

Euron që po blejnë sot me 106, nesër do ta blejnë me 116, kështu që gjithë ky 10 lekshi do të rendojë mbi këstin e kredisë. Nga krahu tjetër rritja e normës së interesit do t’i bëj kreditë më të shtrejnta. Sot që flasim euro nuk është në momentin më të mirë për t’u drejtuar për të gjithë ata që duan të marrin kredi”, tha Soko.

Sipas ekspertit kursi i këmbimit ka ndikuar në lehtësimin e inflacionit në vend dhe kjo vjen për shkak të varësisë së tregut nga valuta europiane, kryesisht tregu importues. Megjithatë trendi rritës i euros duhet te jetë në fokusin e politikave të ardhshme të Bankës Qëndrore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë

Bizneset ligjore në Shqipëri ka shënuar rritje 5% krahasuar me vitin e kaluar. Sipas profilit, nga 250 mijë gjithsej, afro gjysma e tyre janë fermerë. Bizneset...
17:49 | 04/06/2026

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka arritur një minimum të ri historik. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, Euro kembehet 95.3 lekë, niveli...
14:43 | 04/06/2026

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës publikoi të enjten çmimet e reja të karburanteve në vend. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN...
13:28 | 04/06/2026