Papunësia në vend/ Shano: Më e lartë se statistikat, kemi ekonomi të strukturuar keq

18 Qershor 2023 | 13:44

Ekonomisti Dritan Shano i ftuar në Euronews Albania tha se raporti i INSTAT për papunësinë në Shqipëri nuk është i vërtetë dhe shifra sipas tij është më e lartë nga ç’thotë instituti i statisikave. Shano tha se kjo në thelb nuk është problem i INSTAT, por për shkak të ekonomisë informale që mbizotëron në vendin tonë.

Ai tha gjithashtu se në vendin tonë mbizotëron një ekonomi e ndërtuar shumë keq, ku bujqësia e cila duhet të ishte një nga sektorët më të rëndësishëm nuk ka kapacitet të prodhojë as sa për të mbijetuar, por ne e marrim gjithçka të gatshme nga jashtë.

“Ne kemi një ekonomi të strukturuar shumë keq, kemi një ekonomi ku bujqësia që është një sektor primar por që sot në Shqipëri zë 20 e kusur të prodhimit kombëtar. Kjo është një shifër alarmante. Është një bujqësi që nuk artin të plotësojë nevojat e vendit për mbijetesë, se ne jemi importues neto të të gjithë ushqimeve qofshin këto të freskëta, qofshin të përpunuara.

Ne kemi një sektor turizmi i cili ka marrë një “boom “ këto 2-3 vitet e  fundit, por që ka nevojë për një fuqi punëtore jo të kualifikuar, kemi nevojë për kamerierë e kuzhinierë, shërbime që nuk kërkojnë diploma. Këtu ka një mospërputhje mes ofertës për punë dhe kërkesës për punë”,-tha për Euronews Albania ekonomisti Dritan Shano.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur qytetin e Laçit në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, 4 qershor. Një sasi e...
12:55 | 04/06/2026

Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me Violand Braçellarin, autorin e dyshuar të vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë...
11:30 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026