‘Mallkimi’ i Kroacisë, Spanja fiton finalen e Ligës së Kombeve

19 Qershor 2023 | 14:17

Kroacia është sërish e pafat ndërsa ka humbur një tjetër finale të rëndësishme, atë të Ligës së Kombeve. Skuadra ballkanase u mposht nga Spanja, me këta të fundit të cilët ngritën lart trofeun. Fituesi u zgjodh vetëm pas goditjes së 11 metërshave, aty ku iberikët ishin më të saktë.

45 minutat e para prodhuan pak raste me Spanjën, që më tepër qarkullonte topin, por pa vendosur në provë portierin Livakoviç. Edhe fraksioni i dytë ofroi të njëjtën panoramë, me dy skuadrat të bindura se mund të fitonin në shtesë.

Kur gjithçka ishte e barabartë, e as 30 minutat e shtesës nuk prodhuan fitues, u desh goditja e 11 metërshave. I pari që provoi fatin nga ruleta e penalltive ishte Vlasiç e pas tij shënoi Joselu. Majer ishte ai që do të humbiste penalltinë e parë për kroatët, por në anën tjetër Laporte mbajti në lojë ballkanasit. Bruno Petkoviç ekzekutoi goditjen e 6 nga 11 metra, ndërsa u ndal nga Unai Simon. Trofeun për spanjollët e solli Dani Carvajal, mbrojtësi madrilen ekzekutoi saktë, duke shpërthyer në festë La Furia Roha.

Ky ishte trofeu i parë i Ligës së Kombeve për Spanjën, ndërsa edhe në edicionin e dytë ishte finaliste.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një shpjegim mbi të ashtuquajturën “Paketa e Maleve”, duke iu referuar një analize të bërë nga ChatGPT....
22:30 | 24/07/2026

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026