Ç’do ndodhë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar? Anëtari i kryesisë zbardh axhendën
Anëtari i kryesisë së PD, Gazmend Koduzi tha në një intervistë për Euronews Albania se vendimi për mbledhjen e këshillit kombëtar të PD është në përputhje të plotë me statutin e partisë.
Ai tregoi se me gjithë bojkotin e 17 anëtarëve të grupit të PD të bërë me dije nga Gazment Bardhi, në këshill janë një numër i konsiderueshëm anëtarësh.
“PD është një institucion dhe për aq kohë sa miq të caktuar bëjnë be për statutin, rojtari i statutit është kuvendi, këshilli dhe kryesia e PD, të tjerët janë zbatues të vendimeve që dalin prej tyre. Në statut ka një pikë ku thuhet: komisioni zgjedhor emërohet nga kryesia dhe miratohet nga këshilli, këtë pikë po zbatojmë. Nesër Këshilli Kombëtar mblidhet vetëm për një pikë; që është miratimi i komisionit zgjedhor, që i hap garën për kreun e PD pasi është institucioni ku dorëzohen dhe përzgjidhen kandidaturat. Statuti e do që mbi 50 për qind e listës së anëtarëve të jenë prezent që të bëhet kuorumi dhe të mbahet mbledhja, unë mendoj se do jenë. Këshilli ka një kryetar, por kryetari i fundit është larguar, nesër mbledhjen do ta drejtojë anëtari më i vjetër i këshillit”, sqaroi Koduzi.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 11:42 Arbitri shqiptar Florian Lata do të gjykojë finalen e Euro U-17 mes Belgjikës dhe Italisë
- 11:30 Një dron detar shpërthen pranë Portit të Konstancës në Rumani, evakuohet zona (VIDEO)
- 11:29 Nis seanca për Metën dhe Kryemadhin, gjykata ndalon praninë e medias në seanca
- 11:20 Në të njëjtin orar në Vlorë, protesta për Zvërnecin, tubimi i PD-së dhe takim i PS-së me Ramën
- 11:14 Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta dhe benzina
- 11:05 Familjarët e vrasësit të policit morën subvencione për bagëtitë ndërsa ai ishte në kërkim