Sherri për procedurat në PD, Bardhi kundërshton mënyrën e zgjedhjes së kryetarit

14 Qershor 2023 | 15:57

Thellohet përplasja brenda dy grupimeve në Partinë Demokratike Zyrtare. Grupimi pro zgjedhjes së kryetarit brenda korrikut ka kërkuar mbledhjen e kryesisë së partisë pasditen e së enjtes, ndërsa grupimi tjetër me në krye Gazment Bardhin kërkon që fillimisht do duhet të mblidhet Këshilli Kombëtar dhe më pas të avancohet me proceset sipas statutit.

Në dy dokumente që kanë qarkulluar gjatë kësaj jave, procedurat parashikohen në mënyrë të ndryshme.

7 anëtarë të kryesisë kërkuan që ndryshimet në Komisionin Zgjedhor të bëhen veç me miratimin në kryesi, pa pasur nevojën e mbledhjes së Këshillit Kombëtar, organ që nuk mblidhet prej gati 2 vitesh.

Ndërkohë, nga ana tjetër sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, i kërkon kryesisë të thërrasë Këshillin Kombëtar për t’i hapur rrugë zgjedhjes së Kryetarit dhe zbatimit të Statutit.

Sipas Bardhit, mbledhja e Këshillit Kombëtar është e domosdoshme, pasi është i vetmi organ partiak që ka kompetencë për hapjen e procesit për zgjedhjen e kryetarit dhe miratimit të Komisionit Zgjedhor.

Në kërkesën e tij, Gazment Bardhi argumenton se do të informojë Këshillin mbi procesin sesi Statuti parashikon për certifikimin e anëtarësisë, ndërkohë që vendimi i fundit i Kryesisë ka parashikuar një procedurë që nuk njihet nga Statuti, duke marrë kompetencat e Këshillit Kombëtar, të Sekretarit të Përgjithshëm dhe të kryesisë së degëve.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026