Banori i MEK: Është një marrëveshje me regjimin e Iranit, ndaj na sulmuan

20 Qershor 2023 | 12:10

Ka përfunduar aksioni i policisë brenda kampit MEK; banorët e kanë shoqëruar me protesta dhe pankarta. Ata akuzojnë policinë shqiptare se ka vrarë një prej tyre.

Një nga banorët deklaroi me bindje se ka një të vrarë, pavarësisht se policia e mohon, madje ftoi kamerën e Euronews Albania të shkojë në ambientet ku po mbahen të plagosurit dhe viktima.

Sipas tij bëhet fjalë për një marrëveshje me regjimin e Iranit dhe prandaj erdhi ky sulm. Pavarësisht se gazetarja Kloida Gjuzi i kujtoi banorit se Shqipëria i ka ndërprerë marrëdhëniet me Iranin pas sulmeve kibernetike, banori u shpreh se ishte i bindur që sulmi erdhi si pasojë e një marrëveshje mes dy shteteve.

Banori shtoi gjithashtu se do lajmërojnë në gjithë botën që policët shqiptarë vranë një muxhahedin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026