500 familje pa ujë në Korçë, reshjet e shiut dëmtuan depon
Rreth 500 familje në fshatin Belorta të Korçës prej rreth 1 jave vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.
Reshjet e shiut që përfshinë Juglindjen dëmtuan depon e ujit të këtij fshati. Alternativa e vetme sipas banorëve është mbushja e ujit në burime apo edhe në familje të cilët kanë hapur puse.
“Kemi një javë kështu. Janë këputur tubat prej stuhisë, ka bërë dëme sa te duash këtu. Po rrimë pa ujë. Çfarë zgjidhje? Me bidonë poshtë e lart nëpër burime, mbushim ku të mundemi. Se si do bëjmë nuk e dimë”, thotë një banor.
“Erdhën për zgjedhje thanë do keni 24 orë ujë. Tani ne s’kemi 24 orë në muaj”, shprehet një tjetër.
Banorët thonë se mungesën e ujit të pijshëm e kanë ngritur disa herë si problem por nga ana e institucioneve nuk është zgjidhur asnjëherë. Fatkeqësia natyrore dëmtoi tubacionet e ujit duke shkaktuar dëme të shumta në ujësjellësin e këtij fshati ndërkohë që apeli i banorëve është zgjidhja e këtij problemi në mënyrë të menjëhershme.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)