“Nuk përdorëm dhunë”, Rrumbullaku: Konstatuam paligjshmëri ndaj pati rezistencë

20 Qershor 2023 | 17:42

Drejtori i përgjithshëm i policisë Muhamet Rrumbulklaku tha në një konferencë për mediat se në asnjë moment nuk është përdorur dhunë nga policia ndaj rezidentëve të MEK, por sipas tij ka qenë e kundërta.

Ai tha se në kamp janë futur me mirëkuptim dhe se rezistenca e MEK filloi 2 orë pasi kishin nisur kontrollet, në momentin kur u konstatua paligjshmëri, sipas Rrumbullakut, i gjithë kampi bëri rezistencë. Ai tha se është kërkuar ndihma e drehtuesve të MEK që të uleshin tensionet, por ata nuk janë treguar të gatshëm.

“Pas marrjes së njoftimit nga Gjykata e Posacme për lejimin e kontrollit të kampit MEK, unë si drejtor i përgjithshëm i policisë kam dërguar shkresë zyrtare për drejtuesit e MEK-ut për takimin zyrtar të ditës së sotme. Sot në orën 8 të mëngjesit unë dhe disa drejtues të nivelit të lartë të policisë zhvilluam një takim me të 6 drejtuesit e MEK dhe për rreth një orë kemi diskutuar për kontollin që do të zhvillohej. Patëm mirëkuptimin e tyre në momentet e para. Se bashku me ta shkuam në ambientet e kampit të MEK.

Gjatë 2 orë kontrolleve u konstatuan paligjshmëri sa u takon pajisjeve kompjuterike, atëhertë filloi një rezistencë e të gjithë kampit, duke u përballur me policinë dhe duke mos lejuar kontrollin e policisë. Në asnjë rast nga policia nuk është ushtruar dhunë mbi rezistentët. U është kërkuar drejtuesve të MEK-ut të flisnin me ta dhe të ulnin rezistencën, por nuk gjetëm mirëkuptimin e tyre.

I vetmi mjet i përdorur kanë qenë sprajt individual, i cili nuk solli asnjë pasojë mjekësore mbi rezistentët. Ne kemi mbetur të dëmtuar, 15 punonjës policie, janë dëmtuar edhe mjete policore, ndërsa nga ana e tyre janë 21 të  lënduar, 15 prej tyre i kanë lënë tashmë qendrat spitalore dhe janë kthyer në banesa”,-tha Rrumbullaku.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike

Për të katërtën ditë radhazi, protestuesit e mbledhur para Kryeministrisë kanë ritheksuar kërkesat e tyre drejtuar qeverisë. Këtë herë ishte Sidorela Vatnikaj ajo që lexoi...
20:04 | 25/06/2026

Berisha: PD bën thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur se PD mbështet plotësisht protestën rinore qytetare dhe kërkesat e saj, duke vlerësuar gjithashtu letrën e nënshkruar...
19:58 | 25/06/2026

Dita e 26-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skëndërbej” drej Kryeministrisë edhe këtë të mërkurë kur regjistrohet dita e 26-të e protestës. Grumbullimi i qytetarëve nisi...
19:50 | 25/06/2026