Avokati: Muxhahedinët mund të duan të ikin nga Shqipëria
Avokati Idajet Beqiri tha në një intervistë për “Good Morning Albanians” në Euronews Albania se muxhahedinët mund të duan të ikin nga Shqipëria.
Sipas tij, aksioni policor i realizuar ditën e djeshme mund të jetë një arsye që ata do të përdorin për t’u larguar, pasi nuk janë ndjerë ngrohtë në vendin tonë. Avokati theksoi se deri te kontrolli i banesës dhe sekuestrimi i mjeteve kanë kaluar shumë faza, kështu që dyshimet kanë qenë të sigurta.
“Kjo do të thotë që thika ka vajtur atje ku nuk mban më. Problemi është që bashkëpunimi i tyre është në ndërgjegje të tyre, s’mund të futemi në brendësi të atij komuniteti. Problemi aty mund të jetë edhe kompleks, edhe ata vetë mund ta kuptojnë. Ata erdhën aty, dhe kur marrëveshja është bërë ishte Obama president i SHBA-së dhe kishte tjetër qëndrim për këtë kamp. Kur ishte president Trump, ai kishte qëndrim diametralisht të kundërt me Obamën. Biden ka thuajse të njëjtin qëndrim me Obamën, por edhe brenda kampit reflektohen këto gjëra. Ata mbase edhe vetë nuk ndihen ngrohtë në Shqipëri dhe si rrjedhojë mund të gjejnë edhe pretekste që t’i largojnë prej këtej, por nuk i dimë ne këto gjëra,” – deklaroi Beqiri.
LEXONI GJITHASHTU:
- Zbardhet hetimi i SPAK për banorët e MEK, rreth 150 pajisje të sekuestruara
- DASH mbështet aksionin policor në kampin e opozitës iraniane
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 08:25 Për herë të parë në histori, Gjykata Ndërkombëtare Penale shkarkon kryeprokurorin e saj. Akuzat ndaj tij
- 08:18 “Nuk do ta lejojmë këtë të ndodhë”, Trump paralajmëron prerë Iranin: Nuk do të ketë kurrë armë bërthamore
- 08:13 Tensionet me Iranin, Trump konfirmon vizitën e Netanyahut në Uashington javën e ardhshme
- 08:05 Zelenskyy paralajmëron sulm “masiv” rus brenda 48 orëve, teksa përgatitet të takohet me Trump
- 07:59 Situata e zjarreve jashtë kontrollit në Francë dhe Spanjë, evakuohen mbi 220 mijë persona
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente