SHBA| Babai rreshton e vret me armë tre djemtë, momenti kur arrestohet tepër i qetë

21 Qershor 2023 | 12:37

Komuniteti lokal i Ohajos në SHBA është i tronditur nga vrasja e trefishtë e tre djemve të moshës 7, 4 dhe 3 vjeç, të cilët u ekzekutuan me gjakftohtësi nga babai i tyre.

Chad Doerman u arrestua menjëherë pas krimit tronditës të enjten e kaluar dhe po mbahet në burgun e qarkut në Clermont. Të premten, kur doli në gjykatë për t’u informuar për aktakuzën, 32-vjeçari shpërtheu në lot teksa prokurorët përshkruan tmerrin që ndodhi pasditen e kaluar në shtëpinë e tij. 32-vjeçari rreshtoi tre djemtë e tij të vegjël dhe i ekzekutoi.

“Në një akt mizorie të papërshkrueshme, babai rreshtoi tre djemtë e vegjël dhe i ekzekutoi në shtëpinë e tij me pushkë. Dihet se njëri nga djemtë arriti të shpëtonte dhe vrapoi në një fushë afër shtëpisë. Babai e tërhoqi zvarrë në shtëpi dhe e ekzekutoi para dëshmitarëve”  tha Prokurori i Qarkut David Gast për Doerman.

Duke i quajtur vrasjet e djemve si “veprimin më të keq kriminal” që ka parë në karrierën e tij, Gast shpjegoi se nëna 34-vjeçare e fëmijëve u përpoq të shpëtonte fëmijët e saj duke i rrëmbyer armën 32-vjeçarit, i cili e qëlloi në krah.

Sipas të njëjtit prokuror, Doerman pranoi veprimet e tij, të cilat duket se ishin të paramenduara, megjithëse motivet e tij të sakta mbeten të panjohura për momentin.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se njerka e burrit ka arritur t’i shpëtojë masakrës. Ajo iku duke bërtitur dhe duke kërkuar ndihmën e fqinjëve për të kontaktuar policinë.

Në videon e publikuar pas arrestimit të 32-vjeçarit, ai shihet i qetë me armën pranë tij në shkallët e shtëpisë. Policia e arreston, ndërsa në sfond dëgjohet një grua duke qarë dhe duke bërtitur.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026