Ministri i Brendshëm serb: Ne e dimë se kush e ka vrarë Oliver Ivanoviçin
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Bratisllav Gashiç, tha më 21 qershor se autoritetet serbe “e dinë saktësisht” se kush e ka vrarë Oliver Ivanoviçin, politikanin serb nga veriu i Kosovës.
“E dimë saktësisht se kush është vrasësi”, tha Gashiç, gjatë një fjalimi në një seancë të Parlamentit të Serbisë, që është thirrur nga opozita, e cila po kërkon shkarkimin e tij, raporton agjencia Beta.
Ai tha se policia serbe ka kërkuar nga autoritetet gjermane këtë person “nën mbrojtjen e të cilëve ai është”.
“Ne kemi një video nga aeroporti i Tiranës, kemi fotografi nga Prishtina, kemi fotografi që shfaq atë duke hyrë në një banesë në Prishtinë”, tha Gashiq, pa ofruar detaje apo dëshmi të tjera për të mbështetur këto pretendime.
Ai tha se ky rast “është zgjidhur nga profesionistët”, por ata nuk kanë pranuar imazhe satelitore të skenës ku u krye vrasja. Sipas ministrit serb, këto imazhe ishin kërkuar nga partnerët ndërkombëtarë, por këta të fundit ishin arsyetuar se në ditën e vrasjes “kishte qenë ditë me mjegull”.
Oliver Ivanoviç u vra më 16 janar 2018, me gjashtë plumba në shpinë. Vrasja u krye para zyrës së partisë së tij në Mitrovicë të Veriut, komunë e banuar me shumicë serbe në veri të Kosovës.
Mbi pesë vjet pas kësaj vrasjeje, rasti ende nuk është zgjidhur.
LEXONI GJITHASHTU:
VIDEO, Grumbullim masiv edhe në Shkodër, qytetarët marshojnë me pankarta dhe thirrje të shumta
Ryshfet për vota, policia e Kosovës arreston aktivistin e Listës Serbe
Trump: Rezoluta e Dhomës së Përfaqësuesve për të kufizuar fuqitë e luftës është jopatriotike
- 21:14 I zhdukur prej më shumë se një jave në Japoni, gjendet i pajetë studenti amerikan
- 21:05 Katër të arrestuar pas përleshjeve pranë një qendre imigracioni në New Jersey
- 20:51 Mbyllet pjesa e parë, Luksemburgu kryeson 1-0 ndaj Shqipërisë në “Air Albania”
- 20:24 Rama reagim për mediat ndërkombëtare: Histeri digjitale, sot në protestë vetëm 2 mijë pjesëmarrës
- 20:01 Nga ironia te kritikat, pankartat pikante në ditën e 7-të të protestës
- 19:32 Zgjerohet protesta edhe në Elbasan, në thirrjet e qytetarëve brohoritet për të drejtat e tyre