Sulmohen këngëtaret shqiptare të famshme në botë, pas Bebe Rexhës edhe Ava Max
Pas incidentit që ndodhi me Bebe Rexhën, kur një nga personat që po ndiqte një koncert të sajin i gjuajti me një telefon teksa ajo po bënte shenjën e shqiponjës, një incident tjetër ka ndodhur me këngëtaren shqiptare me famë botërore Ava Max.
Dikush u ngjit në skenë dhe e qëlloi me shuplakë artisten. Djali u nxor menjëherë jashtë nga forcat e sigurisë, ndërsa Ava Max u shpreh se i kishte gërvishtur pjesën e brendshme të syrit.
Edhe Bebe Rexha, pas 3 qepjesh në pjesën e vetullës, edhe Ava Max janë mirë tashmë. Dy artistet kanë vijuar me performancat e tyre.
Ndërkohë, gazetari Nini Feshti u shpreh se për Rexhën pati një shqetësim në masë duke qenë se dhe dëmtimi ishte më i fortë, ndërsa për Ava Max njerëzit filluan të bënin shaka me situatën.
Ka pasur edhe nga ata që kanë pretenduar se këto sulme vijnë si pasojë e urrejtjes për kombin, gjë që gazetari tha se sipas tij nuk qëndron.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër