Di Maria e mbyll me Juventusin, zbulohet aventura e re e argjentinasit
13 vite pasi veshi për herë të fundit fanellën e Benfikës, kampioni i botës Angel Dimaria synon rikthimin. Argjentinasi i ka dhënë fund aventurës në Serinë A me Juventusin vetëm pas 1 viti qëndrim. Prej ditësh qarkullonte lajmi për një largim të mundshëm të tij nga Torino, e këtë të enjte gjithcka është konfirmuar në mënyrë zyrtare dhe nga klubi bardhezi.
“Rrugët e Angel Di Marias dhe Juventusit ndahen pas një sezoni. Me mbërritjen në Continassa në korrik 2022, Angel kishte nënshkruar një kontratë për një sezon pas përvojës së tij të gjatë te PSG, duke shtuar Serie A në listën e ligave kryesore të njohura gjatë karrierës së tij. Aventura e tij me Juventusin përfundon me 40 ndeshje të luajtura. Faleminderit për gjithçka Fideo dhe fat në të ardhmen”, thuhet në njoftimin për shtyp.
Angel Di Maria prej vitit 2007 është lojtar që ka luajtur rregullisht në ligat më të forta evropiane të futbollit, ndërsa ka veshur fanella me emër si Real Madrid, Manchester United apo PSG. Kujtojmë se që prej vitit 2008 është pjesë e albicelestëve, ku në 2022 u kurorëzuan kampionë të botës. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, edhe pse 35-vjecar Di Maria synon rikthimin në kampionatin portugez, e konkretisht aty ku nisi gjithcka tek Benfika. Ky kalim mund të jetë i mundur, duke parë se lojtari ëshë i lirë, ndërsa e njeh mjaft mirë ambientin atje.
LEXO GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës