Triporti i Vlorës pa investim, peshkatarët ankohen për mungesën e infrastrukturës

22 Qershor 2023 | 17:26

Peshkatarët në triportin e Vlorës ankohen për mungesën e infrastrukturës. Rimbursimi i naftës, por edhe mungesa e një kantieri të mirëfilltë sa i përket riparimit të anijeve kanë penalizuar peshkatarët.

Triporti ose porti i peshkimit në Vlorë prej vitesh nuk njeh asnjë investim.

“Ndodhem në portin e peshkimit në Triport aty ku mungesa e infrastrukturës vijon të mbetet problematikë për peshkatarët, gjithashtu rimbursimi i naftës por edhe mungesa e një kantieri të mirëfilltë sa i përket riparimit të anijeve duket se penalizojnë edhe sot peshktarët në portin e Triportit.”

Prej 25 vitesh në këtë punë një prej peshkatarëve shprehet se nuk ka mbështetje ndërsa tashmë këtë punë nuk ja rekomandon askujt.

“Për veten time është shumë keq. Kjo anije ka një vit që nuk nxjerr dot lejen e çuam në Pashaliman. Bëmë kantierin një thes me para se ku do i marrim këto paratë. Kam një vit kam harruar ngjyrën e naftës.

Problem për të nxjerrë anijen në tokë. Problem mbetet riparimi.  Presim një vinç të nxjerrë këto anijet. Shumë e vështirë është. Ua rekomandoj të tjerëve që mos shkelshin në anije”,-tha peshkatari.

“Ne shpresojmë që këto që kanë nisur të vazhdojnë të bëhen se është gjë e mirë edhe për peshkimin edhe për të pasqyruar edhe punën e shtetit që ka filluar që nga motorrat që po i subvecionon , po hedhin motorrat e rinj, të fillojnë që nga sjellja e ujit dhe e dritave dhe ndriçimit natën dhe bankinë, se këtu kur është koha e keqe  bëhet batërdia këto anije janë të thyera. Kjo është një anije e re , pa nisur punë është thyer.

Unë jam nga të parët që në 95-ën, unë jam saldator merrem me riparimin e  anijeve. Në qoftëse Vlora do ta bëjë shkallën jemi ne një grup pavarësisht se po më kalon çik mosha vemi në Durrës Sarandë. Unë jam saldator dhe ky zanta s’para ju pëlqen më të rinjve, të rinjtë sot shikojnë paratë dhe  qejfin,”-tha Saldatori.

Triport ankorohen 80 peshkarexha. Mungesa e ndriçimit për ankorimin e mjeteve lundruese gjatë natës, infrastruktura që thuajse nuk ekziston apo dhe hyrja e cekët në vendin ku ankorohen anijet e peshkimit kanë rënduar mbi peshkatarët prej 33 vitesh, gjë e cila vijon edhe në ditët e sotme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026