Dzeko largohet nga Inter, boshnjaku firmos për dy vite me Fenerbahçe
Pas dy sezonesh në Milano duke shënuar 22 gola me Interin, sulmuesi Edin Dzeko i ka dhënë lamtumirën zikaltërve.
37-vjeçari është prezantuar në kampionatin turk e konkretisht tek skuadra e Fenerbahçe, ndërsa ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare.
Edhe pse në moshë të madhe, ndaj bomberit boshnjak kishte disa oferta nga klube të njohura në Evropë, ndërsa më bindësja ishte ajo e skuadrës turk. Dzeko do të përfitojë 4.2 mln euro në dy vitet e ardhshme tek nënkampionët e Turqisë.
“Mirupafshim Inter, ishin dy vite të mrekullueshme! Kë qenë një rrugëtim i jashtëzakonshëm. Rrugët tona ndahen tani, faleminderit për gjithçka!”, postoi në rrjetet sociale Dzeko.
Kujtojmë se sulmuesi ka një karrierë të suksesshme në Evropë, ku ka luajtur për Wolfsburgun për 4 sezone, më pas duke u transferuar tek Manchester City. Në 2015-ën u huazua tek Roma, ndërsa më pas qëndroi për 6 vite deri sa veshi fanellën zikaltër. Me Interin fitoi disa trofe, ndërsa ishte dhe titullar në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Man Cityt.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:05 Erion Braçe del kunder Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij