Synohet sulmuesi i Interit, Bellingham prezantohet në ‘Santiago Bernabeu’

15 Qershor 2023 | 17:00

Këtë të enjte në Bernabeu është bërë prezantimi i yllit britanik Jude Bellingham. 19-vjeçari që ka firmosur për 6 vite me Los Blancos u ble për një shifër prej afro 135 mln euro. Mesfushori kreu me sukses vizitat mjekësore, ndërsa menjëherë është vendosur në dispozicion të trajnerit Carlo Ancelotti.  

Largimi i Karim Benzema nga Reali i Madridit pas 14 vitesh me fanellën e Los Blancos ka lënë një hapësirë të madhe në sulm, të cilën Perez dëshiron që t’i japë zgjidhje. Me Mbappe i cli do të qëndrojë deri në 2024-ën në Paris, drejtuesit e klubit duhet të gjejnë një tjetër sulmues, ndërsa duket se e kanë bërë dicka të tillë. Objektivi i madrilenëve është bomberi i Interit, Lautaro Martinez.

Argjentinasi prej vitit 2018 është pjesë e klubit zikaltër, ndërsa ka një vlerë 85 mln euro. Lautaro është një profil tipik që i afrohet Benzemasë ndaj Reali ka nisur tratativat për kalimin e tij në Bernabeu, ndërsa dhe statistikat janë mjaft pozitive. 28 gola të realizuara në çdo kompeticion, ku 21 kanë ardhur në kampionat, 3 në Champions, 3 në Kupën e Italisë dhe 1 në Superkupë. Krahas Lautaro Martinez, kërkesa tjetër e Ancelottit është mbrojtësi Hakimi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një shpjegim mbi të ashtuquajturën “Paketa e Maleve”, duke iu referuar një analize të bërë nga ChatGPT....
22:30 | 24/07/2026

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026