Newcastle i ofron Interit 60 milionë euro për yllin e tyre

14 Qershor 2023 | 20:31

Skuadra e Premierligës, Newcastle United raportohet se po bën presion të madh për të mbyllur marrëveshjen me Interin për shërbimet e italianit Nicolo Barella.

Gazeta angleze “The Telegraph” pretendon se Newcastle, e cila është kualifikuar në Ligën e Kampionëve për herë të parë që nga 2003-04, ka lënë mënjanë pjesën më të madhe të buxhetit të tyre të transferimeve të verës për dy mesfushorë të rinj.

Sipas tyre, një marrëveshje konsiderohet të jetë e arritshme dhe se bisedimet intensive janë zhvilluar gjatë ditëve të fundit.

Gazeta angleze shkruan se një transferim i mundshëm do të kushtojë diku rreth 60 milionë euro, raporton KosovaPress.

Nëse Newcastle do të ishte në gjendje të arrinte një marrëveshje për Barella-n, është pohuar gjithashtu se ai do të bëhej menjëherë lojtari më i paguar në klub.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026