Interi lë pas krahëve humbjen në finale, nis “vrullshëm” merkaton

12 Qershor 2023 | 15:13

Interi zhvilloi një sezon pozitiv edhe pse nuk mundi të ngrinte lart trofeun e Ligës së Kampionëve, ndërsa u mposht minimalisht në finale nga Manchester City. Zikaltrit duket se e kanë lënë pas këtë disfatë, teksa kanë nisur punën për përfocimin e skuadrës. Lëvizja e parë pritet të jetë në mesfushë, ndërsa drejtuesit e klubit i kanë avancuar bisedimet me mesfushorin Frank Kessie.

Ky i fundit është pjesë e Barcelonës, ndërsa palët kanë zhvilluar dhe një takim në Stamboll. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Interi ka ofruar një zëvendësim me njërin mes Dumfries e Correa, ndërsa katalanasit synojnë vetëm Marcelo Brozoviç. Aktualisht nuk ka një dakordësi për kalimin e kroatit në Spanjë, por duket se në vijim mund të ketë konkretizim të marrëveshjes mes dy klubeve.

Një kalim tek Interi, për Kessie do të ishte një rikthim në Serinë A, aty ku mesfushori nga Bregu i Fildishtë ishte pjesë e Milanit. 26-vjeçari qëndroi 5 vite tek Milani, 2 prej të cilave ishte në formë huazimi, ndërsa numëron në total afro 200 ndeshje me kuqezinjtë. Në vitin 2022 u transferua në Barcelonë, ku gjatë këtij sezoni numëron 28 paraqitje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026