Bellingham te Reali, konfirmhet transferimi i mesfushorit për 134 mln euro
Pasuesi i Luka Modric është Jude Bellingham, ky është plan i Realit të Madridit i cili ka zyrtarizuar transferimin e britanikut.
Mesfushori që së fundmi mbante veshur fanellën e Dortmundit prezantohet në Bernabeu të enjten, ndërsa ka firmosuar për 6 sezone. 19-vjeçari ishte një dëshirë e presidentit Perez dhe trajnerit Ancelotti, teksa tanimë gjithçka është zyrtare, me mesfushorin që do të luajtë për një nga skuadrat më të mëdha në botë.
Operacioni për transferimin e tij ka nisur që në vitin 2022, por mundën të konkretizohen në qershorin e 2023-it. Në drejtim të tij ka pasur disa oferta, kryesisht nga Manchester City, Manchester United dhe Chelsea, por duket se britaniku është bindur nga klubi spanjoll, ndërsa pritet të jetë emri që do zëvendësojë kroatin Luka Modric. Çmimi që ka pranuar të paguajë Reali është 103 milionë euro, plus disa variabla, që nuk mund të kalojnë 30% të shumës fikse prej 134 mln euro në total.
Bellingham cilësohet si një ndër mesfushorët më të mirë të rinj në botë, ndërsa tek Dortmundi po ashtu dhe tek kombëtarja e Tre Luanëve ishte një titullar i padiskutueshëm. Në Gjermani qëndroi për 3 sezone tek verdhezinjtë, ndërsa ka shënuar 12 gola në 92 paraqitje. Në vitin 2020 u bë pjesë e kombëtares A të Anglisë, ku ka luajtur 24 ndeshje dhe ka shënuar vetëm 1 gol.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë