Gjenerali serb i kërkesë KFOR-it: Mbroni serbët që jetojnë në Kosovë
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë serbe, gjenerali Millan Mojsilloviç, tha më 23 qershor se i ka kërkuar misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, që të ndërmarrë masa urgjente për të mbrojtur popullatën serbe në Kosovë.
Këtë njoftim ai e bëri gjatë një adresimi të shkurtër për media, në ditën kur Policia e Kosovës arrestoi edhe një serb të dyshuar për pjesëmarrje në sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it më 29 maj në Zveçan.
Gjenerali Mojsilloviç tha se e ka informuar komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, se “ne po i përcjellim ngjarjet me ankth të madh”.
“Ne kërkojmë që të ndërmerren masa urgjente për të mbrojtur popullatën serbe dhe të drejtën e tyre për mbijetesë. Kjo është lutja jonë për njësitë e KFOR-it dhe institucionet e tjera ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë dhe Metohi”, tha Mojsilloviq.
Ai shtoi se Ushtria serbe do të përmbushë të gjitha obligimet ligjore ndërkombëtare që dalin nga rezoluta 1244 e Kombeve të Bashkuara. Sipas tij, është e qartë se sot komuniteti ndërkombëtar nuk po përmbush obligimet e tij.
“Ushtria e Serbisë, në përputhje me Kushtetutën serbe dhe Kartën e OKB-së, nëse merr urdhër nga komandanti suprem, të do kryejë të gjitha detyrat e saj në tërësi në lidhje me krizën e përgjithshme të sigurisë”, tha Mojsilloviq.
Më 23 qershor, Policia e Kosovës arrestoi një serb në Mitrovicë të Veriut, nën dyshimet se ka marrë pjesë në sulmin ndaj KFOR-it.
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se Nenad Orlloviq, dyshohet se ka marrë pjesë në grupin që ka sulmuar ushtarët e KFOR-it më 29 maj. Nga përleshjet mes serbëve dhe KFOR-it, u lënduan dhjetëra persona nga të dyja palët.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)