“Rama u përpoq të ripoziciononte veten”, Ramabaja: Si u prit fjalimi i tij në Kosovë
Analisti Sadri Ramabaja ishte këtë të premte i ftuar në një intervistë në Euronews Albania ku ndër të tjera ka komentuar edhe konferencën për shtyp të mbajtur sot nga kryeministri Rama, i cili bëri edhe një herë thirrje Serbisë që të lirojë tre policët e arrestuar dhe se deri sa ata të lirohen, kjo çështje do të jetë i vetmi diskutim mes Shqipërisë dhe Serbisë.
Ramabaja tha se kryeministri Rama me këto deklarata u përpoq të ripozicionojë veten, ndërsa shtoi se ai ka krijuar irritim te opinioni publik në Kosovë, me gjuhën e zgjedhur.
“Edi Rama u përpoq të ripozicionojë vetveten në rolin që ai pretendon të marrë në këtë garë, por duket se miku i tij Aleksandër Vuçiç nuk e ka përfillur kërkesën tij për lirimin e tre policëve dhe ky fakt flet se Vuçiçi urdhrat i merr nga Putini dhe aspak nga Rama.
Sido që të jetë gjuha e pazgjedhur e Ramës në konferencën që mbajti sot, krijoi një irritim te një pjesë e mirë e opinionit publik këtu në Kosovë. Krahasimi metaforik i dy prijësve të Ballkanit, në këtë rast presidentit serb dhe kryeministrit kosovar me Tomin dhe me Xherrin nuk i shkon për shtat një politikani të arsyeshëm, por duhet të mësohemi me këto metafore banale të Edi Ramës dhe të ecim tutje”,-tha Sadri Ramabaja.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën
Tare: S’ka rëndësi nëse ishte Goxhaj apo jo me UÇK
Studiuesi zbulon letrën e arkitetit holandez dërguar Ramës: Ti duhet të jesh mbret i Shqipërisë
- 14:45 Bahreini: U shënjestruam nga dronë iranianë pas sulmeve amerikane ndaj Iranit
- 14:32 “Omega” përvëlon Europën, 94 milionë njerëz përballen me temperaturat ekstreme
- 14:17 Ministri i Brendshëm Lamallari për Euronews Albania: Mund të shpallen persona të tjerë “Non Grata”
- 14:02 Nga Chevrolet te raketat Patriot, Amerika ndryshon strategjinë ushtarake
- 13:36 KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, ja sa ulëse fituan LVV, PDK, LDK dhe AAK në Kuvend
- 13:27 Barack Obama i ka ngritur një monument vetes