Pas Gjicit ndalohet dhe gruaja e shfaqur në videoskandalin e tij
Pas arrestimit të ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjicit, është ekzekutuar edhe arrestimi i gruas që shfaqet në videoskandalin e Gjicit, e njohur si Alma Kaci.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se ekzekutimi i arrestimit të saj është bërë në Shkodër, ndërsa ndaj saj është vendosur masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, nën akuzën “korrupsion aktiv”, në bazë të neni 245 të Kodit të Procedurës Penale.
Kjo çeshtje po hetohet nga prokurorja e SPAK, Manjola Kajana.
Kujtojmë se pak para ndalimit të Alma Kacit edhe Gjici u arrestua në banesën e tij nën akuzën e “Korrupsionit pasiv”, në bazë të nenit 260 të Kodit të Procedurës Penale.
Kanë qenë agjentët e Byrosë Kombëtare të hetimit ata të cilët kanë bërë të mundur arrestimin e ish-kryebashkiakut. Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg”.
Arrestimit i tyre vjen pas videoskandalit të publikuar në media më datë 16 qershor ku Safet Gjici shihej duke pasur marrëdhënie intime me shtetasen Alma K. në ambientet e zyrës së tij në Bashkinë e Kukësit.
Në këmbim të favoreve seksuale Gjici i premtoi vajzës dhënien e një tenderi për kastrimin e qenve në bashkinë që ai drejtonte.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus