Festivali Kombëtar, Margariti jep detaje: Grupe nga diaspora e arbëreshët e Italisë
Ka nisur ditën e djeshme Festivali Folklorik Kombëtar në Gjirokastër që pritet të zgjasë një javë ku do të performojnë 1200 artistë jo vetëm nga Shqipëria.
Për të folur në lidhje më këtë në emisionin “Review” në Euronews Albania, ishte e ftuar ministrja e Kulturës Elva Margariti.
Kjo e fundit tha se festivali vjen në kohën e duhur, duke theksuar se përveç grupeve shqiptare në këtë festival do të ketë grupe dhe nga Mali I Zi, diaspora në SHBA, Zvicër dhe arbëreshët e Italisë.
“Festivali vjen në momentin e duhur. Festivali mungoi për tre vite. Është një festival mbarëkombëtar. Dje kishim ansamblin shtetëror të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, sot kemi grupin e Malit të Zi, do kemi arbëreshët e Italisë, do kemi diasporën e SHBA, të Zvicrës. Është një festival që risjellë traditën e të folurit, kënduarit dhe kostumeve shqiptare në të gjithë botën”- tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës