Qeveria teknike e RMV-së mori 101 pro, Oliver Spasovski: Garantojmë zgjedhje të lira

4 Janar 2020 | 09:04

Me 101 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut votoi dje qeverinë e re teknike të drejtuar nga ish-ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski.

Pjesë e qeverisë së re do të jetë edhe Bujar Osmani. Kryeminitri i qeverisë teknike Oliver Spasovski u zotua se qeveria e drejtuar prej tij do të garantojë zhvillimin e zgjedhjeve të lira.

 Më tej Oliver Poposki theksoi se të gjithë institucionet duhet të vazhdojnë dinamikën e punës së brendshme për të granatuar progresin e vendit.

“Do bëjmë gjithçka që shteti jonë të vazhdojë me zhvillimin dhe të ketë zgjedhje të drejta dhe demokratike në mënyrë që qytetarët të marrin vendimin të lirë. Të gjithë institucionet të vazhdojnë me dinamikën e deritanishme të punës në mënyrë që të kemi zhvillim dhe përparim”-, theksoi kryeministri i sapozgjedhur.

Pas disa perplasjeve mes LSDM dhe VMRO DPMNE-së, minister i Brendshem do të jetë Naqe Çulev.

Qeveria teknike ka mandate prej 100 ditësh për të organizuar sa më mirë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që janë të planifikuara për më 12 prill të këtij viti. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, ka njoftuar se ka dorëzuar dorëheqjen nga funksioni i tij si zëvendëskryeministër i ngarkuar për Qeverisjen e Mirë....
10:46 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026

Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë

Një 13-vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht në një aksident në aksin Kumanovë-Shkup, në fshatin Çerkezi. Aksidenti u regjistrua mbrëmjen e së enjtes. Në aksident janë...
12:49 | 29/05/2026