Kush do e sulmonte Kosovën? Deputeti i Vetëvendosjes flet për armët e kapura në veri

26 Qershor 2023 | 15:59

Deputeti i Vetëvendosjes Dimal Basha ishte këtë të hënë i ftuar në një intervistë në Euronews Albania për të folur rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë.

Ndër të tjerat ai ka komentuar edhe kapjen e kamionit me armë në Zveçan, duke thënë se e gjitha kjo është vepër e një personi autokrat i cili synon të mbajë pushtetin mes deklaratave nacionaliste të silit nuk i intereson një Kosovë e qetë dhe serbë të integruar, por i interesojnë trazirat në rajon.

Ai tha se këtë gjë Serbia nuk e bën vetëm me Shqipërinë por edhe me vende të tjera ën rajon, pasi sipas Dimal Bashës, shteti fqinj është në koalicion me Rusinë dhe kërkon destabilizim në Ballkan.

“Jo vetëm Kosovën, por të gjithë rajonin. Të gjitha sulmet që janë bërë vijnë prej Serbisë. Serbia në koalicion me rusët synon destabilizimin e Kosovës, nuk synon për një Kosovë të qetë dhe për serbë të integruar, pasi kështu e humbet pushtetin.

Për një person autokrat që synon ta mbajë pushtetin përmes deklaratave dhe pretendimeve nacionaliste ai mendon ta bëjë përmes kërcënimeve. Serbia këtë nuk e bën vetëm ndaj Kosovës, por ndaj Malit të Zi e bën ndaj Bosnjës, ndaj Kroacisë, në gjithë rajonin”,-tha Deputeti i Vetëvendosjes Dimal Basha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026