‘Gur kilometrik drejt konsolidimit të shtetit ligjor’, ambasadori gjerman përshëndet plotësimin e Gjykatës Kushtetuese

23 Dhjetor 2020 | 18:09

Ambasadori gjerman në vendin tonë, Peter Zingraf ka përshëndetur bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese pas zgjedhjet se anëtarit të gjashtë të kësaj gjykate, z. Përparim Kalo.

Në mesazhin e publikuar në faqen zyrtare në Facebook të ambasadës gjermane thuhet se plotësimi i Kushtetueses është gur kilometrazhi në rrugën drejt konsolidimit të shtetit ligjor në Shqipëri

“Falenderimi im shkon për të gjitha institucionet, që ditët e fundit bashkëpunuan në mënyrë konstruktive në interes të kësaj çështjeje. Një gjykatë kushtetuese funksionale është kolonë qendrore në ekuilibrin institucional dhe ndarjen e pushteteve në Shqipëri. Gëzohem që në këtë mënyrë është përmbushur një kusht qendror prej konkluzioneve të Këshillit të Bashkimit Evropian në mars 2020 për zhvillimin e konferencës së parë të anëtarësimit”, thuhet në mesazhin e ambasadorit gjerman.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026