Ekspertja: Shqipëria vuan për çobanë dhe traktoristë, i marrim nga Nepali

27 Qershor 2023 | 08:23

Ekspertja e punësimit, Kumrie Zika tha në një intervistë për “Goodmorning Albanians” në Euronews Albania se Shqipëria vuan për çobanë dhe traktoristë.

Ajo u shpreh se për këto dy profesione marrin punonjës nga Nepali, të detyruar pasi nuk ka në vendin tonë.

“Deri tani nga tregu shqiptar kam vetëm kërkesa për çobanë dhe traktoristë, nuk ka. Ose do t’i marrësh nga fshatrat e thella të Gramshit, të Librazhdit, i preferojnë një pjesë e Shqipërisë t’i marri nga andej, por edhe andej s’ka më fshatarë që të kujdesen për fshatrat e tjerë sepse kujdesen për vetë tokën e tyre ose do t’i marrin pastaj, disa preferojnë vende si Turqia, ose Nepali. Çobani paguhet me rrogën minimale, varet edhe për sa krerë do të kujdeset, ndërsa traktoristi te 500 euro,” – u shpreh Zika.

Pak ditë më parë një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Çengelaj në Peqin. Sipas njoftimit zyrtar nga policia, një i ri humbi jetën pasi duke punuar tokën me mjet zetor, ka humbur kontrollin dhe mjeti është përmbysur duke e zënë poshtë.

Çdo vit, më shumë njerëz vdesin gjatë punëve të bujqësisë sesa kur shërbejnë si oficerë policie, zjarrfikës ose reagues të tjerë të urgjencës. Byroja e Statistikave të Punës në SHBA raporton një normë prej 23 vdekjesh të lidhura me punën për 100,000 punëtorë në industrinë bujqësore. Kjo është shtatë herë më e lartë se mesatarja kombëtare për punëtorët e tjerë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024