Fermeri: Ha 10 vezë thëllëze në ditë, kështu e mposhta sëmundjen e rëndë
Personazhi i kësaj jave në “Real People”, Iliri, i cili prej vitesh ka jetuar ne Gjermani, tregon historinë e tij dhe marrëdhënien e veçantë që ka me thëllëzat.
Ai pretendon, se pasi u operua ne zemër, u diagnostikua me Skleroze Multiple e pasi mjekët dyshonin se ka tumor në kokë, dieta me vezë thëllëze e ka mbajtur në jetë.
“Në vitin 2011 pata në probleme me zemrën. Kam bërë operacion nga ajo kohë kam vendosur aparat që e kam si zemër të dytë. Gjatë kontrollit të zemrës 3 vite më pas ata panë edhe disa pika të zeza në tru mjekët zbuluan që kisha sklerozë multiple. Mendonin se mund të kisha tumor në tru. Me atë që mora vesh unë nuk shkova më, refuzova të shkoj sepse marrja e ujit në tru ishte shumë e vështirë për t’u bërë, se është test që bëhet për së gjalli”,-tha Ilir Kanani.
6 deri në 10 vezë çdo mëngjes, kanë bërë që Iliri të ndiejë shpejt efektet pozitive dhe të hedhe poshtë parashikimin e mjekeve se i kishin mbetur vetëm edhe 6 muaj jete.
“E quaj shpend mrekullie! Çdo mëngjes unë ha 6 kokrra ka raste që ha edhe 10 vezë në ditë. E kanë shijen 5 herë më të mirë se veza e pulës”.
Ai tha gjithashtu se sëmundjen e tij e ka mbajtur të fshehtë, nga gjithë të tjerët përveç gruas dhe nënës së tij, por edhe atyre nuk u tha se mjekët po dyshonin për tumor dhe i kishin dhënë deri në 6 muaj jetë.
LEXONI GJTIHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë