Presidenti Begaj takim me homologun bullgar dhe me ministrin e Jashtëm të Turqisë

28 Qershor 2023 | 11:00

Në kuadër të pjesëmarrjes në Takimin e Nivelit të Lartë të Procesit të Bashkëpunimit të vendeve të Evropës Juglindore, presidenti Bajram Begaj, zhvilloi takime dypalëshe me homologun bullgar Rumen Radev, dhe ministrin e Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan.

Në takimin me Presidentin e Bullgarisë Radev, Presidenti Begaj vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe Bullgarisë, si dhe nënvizoi nevojën e një bashkëpunimi e koordinimi më të mirë në funksion të përmirësimit të infrastrukturës ndërlidhëse rajonale, duke e vënë theksin në mënyrë të veçantë te Korridori 8-të.

Lidhur me këtë të fundit, Presidenti Begaj vlerësoi rolin e Bullgarisë si vend anëtar i BE-së në mbështetje të projektit.

Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe mbi zhvillimet më të fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, për nevojën e mbështetjes së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe për ndikimin e pasojat e agresionit rus në Ukrainë.

Presidenti Begaj u takua edhe me Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, zotin Hakan Fidan, me kërkesë të këtij të fundit.

Pasi e uroi për marrjen e detyrës së Ministrit të Jashtëm të një vendi mik, Presidenti Begaj vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira të bashkëpunimit e të partneritetit strategjik midis dy vendeve, si dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen e vyer që Turqia i ka dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve, veçanërisht në kapërcimin e pasojave të tërmetit shkatërrimtar në nëntor të vitit 2019, si dhe gjatë periudhës së pandemisë Covid-19.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë

Bizneset ligjore në Shqipëri ka shënuar rritje 5% krahasuar me vitin e kaluar. Sipas profilit, nga 250 mijë gjithsej, afro gjysma e tyre janë fermerë. Bizneset...
17:49 | 04/06/2026

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026