Politika uron Kurban Bajramin/ Begaj, Rama, Nikolla, Veliaj mesazhe për myslimanët

28 Qershor 2023 | 15:38

Urimeve për festën e Kurban Bajramit i është bashkuar edhe politika në vend. Ndjekim mesazhet e tyre.

Krerët më të lartë të shtetit kanë uruar besimtarët mysliman për festën e kurban bajramit. Presidenti bajram begaj përmes një postimi në rrjetet sociale në mesazhin e përcjell thekson se kjo ditë duhet të jetë një mundësi ku të gjithë të sakrifikojnë nga vetja.

Edhe kryeministri Rama e ka uruar këtë festë, përkrah një fotografie të publikuar kreu i qeverisë shkruan gëzuar Kurban Bajramin.

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla dhe Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj urimet i dhanë nga një vizitë që zhvilluan te komuniteti mysliman shqiptar.

“Le të jetë një ditë refleksioni për më shumë solidaritet dhe humanizëm, mbarësi, shëndet dhe gëzime në çdo familje”,-tha Lindita Nikolla.

“Është një ditë kur reflektohet mbi çfarë mund të sakrifikojmë qeë ta kemi jetën dhe bashkëjetesën shumë herë më të mirë në komunitet”,-tha kryebashkiku i tiranës Erion  Veliaj.

Sali berisha zgjodhi që përmes një videomesazhi të përcillte urimin e tij.

“Le të urojmë nga zemra gëzuar këtë ditë të shenjtë dhe t’i lutemi Zotit të madh që të gjithë durimin, përkushtimin dhe sakrificën e çdo shqiptari ta shndërrojë në të mira, për të familjen dhe vendin e tij”,-tha Sali Berisha,

Urimeve ju bashkua edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta

Në ditën e pestë të protestës, organizatorët kanë prezantuar pankartën zyrtare të tubimit, ku shfaqet edhe adresa e faqes së tyre informuese, “ShqiperiaNukShitet.com”. Mesazhi i...
19:03 | 04/06/2026

Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
18:16 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026