Automjeti përplaset me motorin në Sarandë, humb jetën 35-vjeçari

28 Qershor 2023 | 15:41

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Qafë Gjashtë të Sarandës, ku një person ka humbur jetën.

Sot, rreth orës 14:30, në rrugën “Skënderbeu”, Gjashtë, Marsel Kasi rreth 35 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë është përplasur me automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin Taulant Bita, 45 vjeç.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit shtetasi Kasi.

Drejtuesi i automjetit tip “Ford”, Bita është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.

Mësohet se viktima ka pasur një çarje të madhe në kokë, ndërkohë Euronews Albania ka siguruar dhe pamje nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026