Përplasja në PD, a mund të shkojë sërish në gjykatë debati për vulën e partisë?

28 Qershor 2023 | 15:29

Më 29 korrik Lulzim Basha dhe Gjergj Hani do të kërkojnë nga demokratët që t’i votojnë për të drejtuar partinë. Por kjo datë votimesh dhe gjithë procesi partiak i ndjekur gjatë qershorit nga një pjesë e kryesisë së partisë Demokratike kundërshtohet nga një pjesë tjetër që ka në krye sekretarin e përgjithshëm, Gazment Bardhin.

Edhe këtë herë, si në vjeshtën e 2021-it përplasja mes dy grupeve është për detajet. Kryesia pro zgjedhjeve mendon se e ka fuqinë për të bërë ndryshimet e nevojshme në bazën e partisë, ndërsa Bardhi me mbështetësit e tij thekson se vendimmarrje të tilla janë anti-statuore.

Më 20 qershor u mblodh Këshilli Kombëtar PD, ku kuorumi i plotësuar me drejtuesit e degëve të emëruar së fundmi kundërshtohet nga grupimi Bardhi. Sekretari i Përgjithshëm bashkë me grupin e deputetëve që e mbështesin kundërshtojnë mbledhjen e Këshillit më 20 qershor, duke theksuar se në Gjykatë figuron një tjetër përbërje e këtij organi partiak.

Kjo kundërshti mund të jetë është shkaku i një përplasje të re në gjykatë mes këtyre dy grupimeve të krijuara në 4 javët e fundit.

Grupi Bardhi ka paralajmëruar se do bëj një verifikim të anëtarëve që morën pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar më 20 qershor dhe më pas mund të ketë sërish një mbledhje të Këshillit kombëtar ku të hidhen poshtë vendimmarrjet e deritanishme nga kryesia po edhe këshilli.

Mbetet për t’u parë se si do të evoluojë kjo përplasje e re në PD që zanafillën e saj pati në mbledhjen e Këshillit Kombëtar më 6 qershor, ku dy grupimet kishin qëndrime të ndryshme për mënyrën se si do duhej organizuar partia, nga baza në qendër, apo nga qendra në bazë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026