Avokatja tregon historinë: Azem Hajdari mori raport që të shmangte ushtrinë
Avokatja Nexhi Beqiri tha në një intervistë për “Good Morning Albanians”, në Euronews Albania, se prindërit që përdorin fëmijët duke i sajuar atyre probleme shëndetësore në mënyrë që të marrin një pension harrojnë se ajo dosje mjekësore do t’i shoqërojë gjithë jetën.
Në këto kushte, ajo kujtoi edhe një histori të Azem Hajdarit, që thuhet se ka marrë një raport mjekësor për të mos kryer ushtrinë.
“Unë s’dua ta fus në politikë, por përpara disa vitesh për të ndjerin Azem Hajdari kur luftrat politike u acaruan, i përmendën që dikur ai kishte marrë një raport mjekësor për probleme mendore, për të mos shkuar në ushtri, pastaj erdhi në universitet dhe nuk bëri ushtri, që do të thotë se këta prindër janë aq të pakujdesshëm, i bëjnë të sëmurë fëmijët për të marrë pak lekë, por një ditë ajo dosje mjekësore do t’i shoqërojë gjatë gjithë jetës,” – u shpreh Beqiri.
Një 57-vjeçar me iniciale Xh.S. nga Kukësi ra në pranga për veprat penale “Mashtrim” dhe “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”. Duket e pabesueshme, por ai falsifikoi dokumente 21 vite më parë duke regjistruar si vajzën e tij identitetin e një fëmije që nuk ekzistonte. Më pas, në 2021-shin, pra dy vite më parë, ai e shpalli të vdekur këtë fëmijë me qëllim çregjistrimin nga regjistri i Gjendjes Civile.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret