Regjistroi vajzën inekzistente për përfitim! Avokatja: Rrezikon 2-7 vite burg
Avokatja Nexhi Beqiri tha në një intervistë për “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, se 57-vjeçari në Kukës rrezikon 2 deri në 7 vite burg.
Ai u arrestua pasi ka regjistruar 21 vite më parë një të mitur që nuk ekzistonte si vajzën e tij dhe më pas falsifikoi sërish dokumente në vitin 2021 për ta shpallur të vdekur fëmijën. Nga veprimet hetimore rezulton se 57-vjeçari e ka kryer këtë veprimtari kriminale për të përfituar pension më të lartë, bazuar në ligjin e kohës.
Sipas saj ka shumë prindër që i bëjnë fëmijët me probleme shëndetësore për të përfituar pension, duke harruar se ajo dosje mjekësore do i shoqërojë gjithë jetën.
“Nuk justifikohet veprimi që ka bërë. Por ama kur jepet masa e dënimit nga gjykata, siç edhe opinioni kur diskutohet për raste të tilla, ka parasysh edhe përse e ka bërë këtë gjë. Edhe gjyqtarët e çështjes e kanë parasysh që nuk po merrte milionat, nuk po e bënte për një jetë luksi; është jashtë logjike, por megjithatë gjykata do ta ketë parasysh që e ka bërë thjesht për të siguruar një sasi parash për të ushqyer fëmijët e vet,” – u shpreh Beqiri.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret