Festivali Folklorik mbizotëron në punimet e artizanëve të Gjirokastrës

29 Qershor 2023 | 13:08

Festivali Folklorik Kombëtar, i cili po organizohet në Gjirokastër, është kthyer në motiv mbizotërues edhe në punimet karakteristike të artizanëve lokalë. Mjeshtrat gurskalitës, drugdhendës, qëndistaret, etj po realizojnë suvenire me imazhe nga Festivali Folklorik dhe simbolikat e tij. Artizanët pohojnë se turistët i shikojnë me mjaft interes këto suvenire, por edhe elementë të tjerë të traditës.

“Unë kam bërë kalanë e Gjirokastrës të gdhendur në dru, në forma dhe përmasa të ndryshme, në mënyrë që ajo të jetë e tërheqshme nga vizitorët e huaj dhe vendas. Po kështu një nga elementët që kam bërë është çelësi sol, që ka lidhje me të gjitha degët muzikore; e kam bërë edhe këtë në forma dhe përmasa të ndryshme”, shprehet mjeshtri drugdhendës, Anastas Petridhi.

“Kanë kaluar disa ditë që Gjirokastra gumëzhin nga kënga dhe nga vallet nga të gjithë Shqipëria dhe nga trevat e jashtme; dhe kjo shoqërohet edhe me gatimet, duke pritur mysafirë nga të gjitha anët. Kryesisht gatimet që pëlqehen nga turistët janë ato tradicionale te Gjirokastrës”, pohon mjeshtri i kulinarisë tradicionale, Dëfrim Gjoça

“Kemi realizuar që nga shamitë e valleve me shqiponjë të qëndisura të kuqe, kapelet tradicionale, kapelen e Çerçiz Topullit, kapelet e grave, me breza mesi, me kostume – çdo gjë që duhet dhe është e nevojshme, që i përshtatet traditës dhe festivalit i cili bëhet këto ditë nē Gjirokastër”, thotë mjeshtrja qëndistare Vjollca Mezini.

Festivali Folklorik është rikthyer pas 8 vitesh në Gjirokastër duke e shndërruar qytetin e gurtë në qendër të prazantimit dhe promovimit të vlerave tona kombëtare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026