“Provokoi Kosovën”, Sveçla: Vuçiç gënjeshtar kronik, i biri u ndalua vetëm një herë
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Zveçla, në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë iu përgjigj interesit të mediave lidhur me incidentin me djalin e presidentit Vuçiç, një ditë më parë në Graçanicë.
Zveçla tha se djali i Vuçiç provokoi me bluzën që mbante veshur në mënyrë demonstrative (ku shkruhej “dorëzimi nuk është opsion”), ndaj policia e Kosovës dhe KFOR e shoqëruan atë vetëm një herë që ta hiqte.
“Të gjithë e dimë që Vuçiç ka qenë ministër i propagandës në qeverinë e Millosheviçit, por që është gënjeshtar kronik po na e dëshmon çdo ditë. Ai nuk është ndaluar tri herë, por vetëm një herë në dalje të komunës së Prishtinës, në drejtim të Serbisë”, tha ai.
Për sa i përket hyrjes së tij në Kosovë, ministri tha se djali i Vuçiçit ka hyrë në Kosovë si qytetar i thjeshtë.
“Sa i përket djalit të Aleksandër Vuçiçit, ai në Kosovë ka hyrë si një qytetar i rëndomtë. Edhe sipas marrëveshjes së Brukselit, por edhe sipas praktikave të deritanishme për hyrjen e qytetarëve të rëndomtë nuk ka procedura të veçanta. Ai pastaj u shfaq në Graçanicë me atë bluzë provokative. PK-ja, sipas informatave që m’i kanë dhënë, kanë marrë vendim që t’i ndalin veturat që janë sjellë në mënyrë të dyshimtë. Atij i është kërkuar dhe është realizuar heqja e bluzës me mesazh provokativ për shumicën e qytetareve të Kosovës, dhe me kaq e gjitha ka përfunduar dhe ata janë larguar për Serbi”, tha ai.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës