Kante si pronar skuadre, mesfushori francez investon në futbollin belg

30 Qershor 2023 | 15:30

N’golo Kante është pronari i ri i Rojal Ekselsior Virton. Mesfushori francez krahas karrierës si futbollist të cilën e vijon në Arabinë Saudite, tanimë do të ketë në pronësinë e tij dhe skuadrën që militon në ligën e tretë në Belgjikë. Duket se ish mesfushori i Chelseas nuk ka ndërmend të qëndrojë larg Evropës, pavarësisht largimit si futbollist.

Rojal Ekselsior Virton është drejtuar nga Flavio Beka, një biznesmen nga Luksemburgu që e bleu skuadrën në vitin 2018. Pas problemeve të shumta financiare, duhej një investim edhe më serioz, të cilin mund ta bëjë padyshim një person si Kante.

Në faqen zyrtare të klubit kanë njoftuar se ndihen të lumtur tanimë, që skuadra ka si pronar 32-vjecarin.

 “Flavio është jashtëzakonisht i lumtur që mund t’i dorëzojë çelësat e klubit N’Golo Kantesë, një lojtar i klasit të lartë, jo vetëm për cilësitë e tij futbollistike, por edhe dhe mbi të gjitha për cilësitë njerëzore të njohura unanimisht,” – tha ai.

Rojal Ekselsior Virton ishte pjesë e ligës së dytë belge, por renditja në vendin e fundit bëri që sezonin e ri ta luajë një kategori më poshtë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta

Në ditën e pestë të protestës, organizatorët kanë prezantuar pankartën zyrtare të tubimit, ku shfaqet edhe adresa e faqes së tyre informuese, “ShqiperiaNukShitet.com”. Mesazhi i...
19:03 | 04/06/2026

Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
18:16 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026