“Kryetarët në Veri si Oso Kuka”, ironizon Rama: Amerika e Europa s’kuptonka Kosovën

1 Korrik 2023 | 10:55

Kryeministri Edi Rama deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se çfarë thotë Albin Kurti është legjitime, por nuk ka kuptim të vazhdojë kur në tryezë është plani franko-gjerman.

Sipas tij ky plan mund të fitohet me diplomaci e aleatë, por jo duke mbajtur në komunat e Serbisë, kryetarët e izoluar. Më i interesuar për planin franko-gjerman, siç sqaroi kryeministri është populli që përbën kombin shqiptar, ndërsa theksoi se në momentin që në veri të Kosovës do krijohet një Donbas nga këto qëndrime, NATO nuk do e ketë mendjen për t’u marrë me kryetarët e ngujuar si Oso Kuka, kur aktualisht po zhvillohet një luftë në Ukrainë.

“Shqipëria është e gatshme që të jetë krah për krah Kosovës për ta shtyrë atë proces, por ajo bëhet në  tryezë. Këtë kërkojnë miqtë tanë. Si more u bëmë pa pritur e pa kujtuar naivë, si u bëmë njerëz negativ ndaj Kosovës, si u bëmë njerëz që nuk po e kuptonkan Kosovën të gjithë ata që për Kosovën kanë vënë në tel emrin e tyre, kredibilitetin e tyre, kanë vënë në tel gjithë reputacionin e tyre? Si more qenka kjo punë që në Bruksel e në Uashington na dolën njerëzit që po luftonkan Kosovën e po luftonkan Albinin për llogari të Serbisë se nuk po kuptonkan Serbinë e nuk qenkan të balancuar? Çfarë janë këto mo? Kjo është të futesh në një vorbull dhe të mbytesh me një lugë ujë, është e pamundur të shihet kështu kjo situatë. Si more qenkan amerikanët dhe europianët ata që s’po kuptonkan Kosovën e po i jepkan një dorë Serbisë?” – u shpreh Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha zbuloi se ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim. Sipas...
13:57 | 28/05/2026

Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha foli në lidhje me grupin e Igli Kamberit, i cili po...
13:34 | 28/05/2026

“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari grek Spiros Sideris foli mbi vizitën që ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, zhvilloi...
13:20 | 25/05/2026