Festat e fundvitit në atdhe, rritet numri i qytetarëve në pikat kufitare

25 Dhjetor 2020 | 17:08

Pavarësisht pandemisë, bashkëkombësit shqiptarë, ndonëse në numër më të reduktuar, kanë zgjedhur t’i kalojnë festat e fundvitit pranë familjeve të tyre.

Kështu në 24 orët e fundit nga pika kufitare e Kapshticës në Shqipëri kanë hyrë 1 mijë e 24 qytetarë si dhe 271 mjete.

Ndërkohë nga Qafë Thana kanë hyrë 1849 qytetarë, ndërsa thuajse e njëjta shifër paraqitet edhe në dalje në drejtim të Maqedonisë së Veriut, ku kanë shkuar 1821 të tjerë.

Ndërkaq, të gjithë qytetarët pas pushimeve mund të futen në tokën greke vetëm përmes pikës kufitare të Kakavijës, ku në 24 orët e fundit raportohen të jenë futur 1449 qytetarë dhe kanë dalë 508 të tjerë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026