Shiste kokainë, kanabis dhe ekstazi në plazhin e Golemit. Arrestohet 18-vjeçari
18-vjeçari, Marsel Rusi është arrestuar pasi akuzohet se shiste kokainë, kanabis dhe ektazi në plazhin e Golemit.
Policia sekuestroi sasi të këtyre lëndëve narkotike, të ndara në doza të gatshme për shitje, si dhe një shumë dollarësh të përfituar nga shitja e tyre.
Njoftimi i policisë:
Në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme të Policisë së Durrësit, në zonën bregdetare në juridiksionin e qarkut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor antidrogë i koduar “Hundreds 3”.
Falë informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, në bashkëpunim me ata të Komisariatit të Policisë Kavajë, kapën dhe vunë në pranga shtetasin M. R., 18 vjeç, banues në Korçë.
18-vjeçari dyshohet se shiste doza dhe tableta të lëndëve narkotike kokainë, cannabis sativa dhe ekstazi, në lokale të ndryshme, në plazhin e Golemit.
Gjatë kontrolleve, këtij shtetasi iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të lëndëve narkotike kokainë, cannabis sativa dhe ekstazi, të ndara në doza të gatshme për shitje, dhe një shumë dollarësh e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq