Plagosen me xham dy të rinjtë në Tiranë

Emrat e kandidatëve të PS për qarkun Elbasan
1 Korrik 2023 | 21:32

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë ku dy të rinjtë kanë mbetur të plagosur me xham.

Policia bën me dije se në rrugën “5 Maji”, në afërsi të një shkolle private, shtetasi A. D., për motive të dobëta dyshohet se është konfliktuar me shtetasit E. Sh., 29 vjeç, dhe J. Ç., 26 vjeç, dhe më pas ka braktisur automjetin e tij dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë janë dëmtuar lehtë me mjet prerës (xham) shtetasit E. Sh., dhe J. Ç., të cilët kanë kaluar për mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vlorë, IMT prisht 3 objekte në kuadër të projektit Transballkanike-Port-Lungomare 4

Tre objekte janë shembur këtë të enjte në Vlorë, në kuadër të vijimit të projektit që lidh Rrugën Transballkanike me Portin dhe vazhdimësinë e Lungomares...
11:55 | 25/06/2026

Replika në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi: Pse i fshiheni debatit? Balla: Nuk iu njohim si përfaqësues të protestës

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij në Konferencën e Kryetarëve ka folur lidhur me kërkesën e tyre për zhvillimin...
11:29 | 25/06/2026

Aksident i rëndë pranë urës së Milotit gjatë natës, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Traumës (VIDEO)

Një aksident rrugor është regjistruar rreth mesnatës së të mërkurës pranë urës së Milotit, në superstradën Laç-Lezhë. Në përplasje janë përfshirë dy automjete, një tip...
11:11 | 25/06/2026