Kriza e Arsenalit, ”Topçinjtë” shtatë ndeshje pa fitore, kërkohet kthesa në derbi
Asnjë fitore në shtatë ndeshjet e fundit, eliminim nga Kupa e Ligës dhe vendi i 15-të në Premier League, Arsenal po kalon një nga periudhat më negative të historisë së tij, duke shkuar deri në pikën që të diskutohet dhe rënia nga kategoria.
Që pas ikjes së Arsen Venger “Topçinjtë” nuk po arrijnë të gjejnë qetësi dhe rezultatet zhgënjyese kanë revoltuar jo pak dhe tifozët, të cilët duan kthesën sa më parë të jetë e mundur.
Trajneri Mikel Arteta e pranon se ekipi ka një ngërç që duhet zgjidhur, por ai me forcë mbron të besuarit e tij dhe premton se shumë shpejt do të vijë dhe kthesa.
“Ilaçi më i mirë në këtë situatë është të fitosh një ndeshje futbolli. Çdo humbje është një tjetër zhgënjim. Unë do t’i mbroj djemtë deri në fund. Çdo javë jemi përpjekur për të arritur tek fitorja, por për arsye të ndryshme nuk ia kemi dalë. Ajo që na duhet tani është një fitore”, shprehet Mikel Arteta, trajner i Arsenalit.
Ndeshja e radhës për Arsenal do të jetë me Chelsean. Një sukses në derbin e Londrës do të ishte mundësia më e mirë për ekipin e Artetës për të ngritur kokën e për të vazhduar më tej.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat