Ndryshimi i sistemit zgjedhor, Topollaj: Do bashkëpunonim e me djallin që të arrihej

2 Korrik 2023 | 15:10

Kryetari i Partisë Bindja Demokratike, Fabian Topollaj, tha këtë të diel në një intervistë për Euronews Albania se do ishin të gatshëm të bashkëpunonin edhe me mëkatarin më të madh apo me vetë djallin me qëllim që ideja e tyre për ndryshimin e sistemit zgjedhor të realizohej.

Ai tha se ideja ideja për një reformim të sistemit zgjedhor është më e rëndësishëm se problemet individuale të secilit, pasi sistemi që ne kemi sipas tij po mban peng zhvillimin e Shqipërisë dhe të demokracisë së saj.

“Ne jemi të hapur për bashkëpunime. Ne partitë politike që kemi qenë prezentë në tryezën e kësaj iniciative na ka bërë bashkë ideja.

Unë nuk kam lidhje me shumë prej personazheve që janë në atë tavolinë, por ne na ka bashkuar ideja, sepse ne mendojmë se ideja e mirë është më e rëndësishme se problemet që ka secili prej nesh. Nëse dikush i bashkohet kësaj ideje, ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë edhe me mëkatarin më të madh vetëm për të realizuar idenë.

Ne mendojmë se problem kryesor që ka Shqipëria është pikërisht sistemi politik që mbahet në këmbë dhe çimentohet nga sistemi zgjedhor. Ne do të bashkëpunojmë edhe me djallin për të pasur rezultat dhe për ta ndryshuar këtë sistem zgjedhor që mban peng zhvillimin e Shqipërisë dhe të demokracisë së saj”,-tha Fabian Topollaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026