Analisti: 17-vjeçari i vrarë, me rekorde kriminale, ja pse ndodhin këto ngjarje

2 Korrik 2023 | 16:45

Analisti Genc Burimi ishte i ftuar këtë të diel në një intervistë në Euronews Albania për të folur rreth ngjarjes tragjike të ndodhur disa ditë më parë ku 17 me origjinë algjeriane u ekzekutua nga policia në Francë.

Genc Burimi tha se kjo ngjarje do përdoret nga ekstremi i djathtë Marine Le Pen, pasi ajo thotë se ajo do të mbyll “rubinetin e këtij emigracioni”, pasi shpjegoi ai shoqëria franceze e shikon këtë lloj emigracioni të parikuperueshëm. Ai tha gjithashtu se djali, Nahel M. Edhe pse ishte vetëm 17 vjeç e kishte bërë disa vepra penale.

“Nahel ishte i lindur në Francë, por kishte një dosje gjyqësore plot, me vjedhje, me gjykime. Por ka qenë një kontroll i rëndomtë. Në Francë ka më shumë prezencë policore se në Shqipëri, sidomos në këto qyteza që janë të banuara nga emigrantët.

Naheli 17 vjeç pa baba me origjinë algjiriane, me një nënë që mezi e rriste, ai nuk shkonte as në shkollë, kjo gjë ushqen te francezët atë idenë e ekstremit të djathtë se këta janë të parikuperueshëm, nuk mund të bëhen pjesë e shoqërisë franceze. S

ipas leximit të francezëve është besimi mysliman, se këta kanë në baze Kuranin dhe jo kodin penal”,-tha për Euronews Albania analisti Genc Burimi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026