Spiropali-Berishës: Je kthyer nga gjahtar në pre, nuk e di nga do të vijë goditja

3 Korrik 2023 | 15:28
Ministrja për marrëdhëniet me parlamentin Elisa Spiropali, mbajti këtë të hënë fjalën e saj në parlament ku i tha ish-kryeministrit Berisha se ai është një kriminel më i rrezikshëm se ata që ndodhen në burgun 113.

Sipas saj ai është mësuar të jetë një gjahtar, ndërsa tani që është bërë pre e ka të pamundur të rri i qetë pasi nuk e di nga do i vijë goditja.

“Në këtë sallë parlamenti ka kriminelë më të rrezikshëm, se te 113, një prej tyre aspo foli nën kostumin tënd, je mësuar të jesh gjahtar, por tani je shndërruar në pre, prandaj s’të zë gjumi/ Nuk ka sit ë të zëri gjumi se ti nuk e di nga të vjen goditja.

Sot do jesh dëshmitarë i dy ngjarjeve të rëndësishme. E para do e shikosh nga ekrani fjalimin e presidentit Bill Clinton. Nuk është nevoja të ta them unë marrëdhënien që ke ti me shtetin e Bill Clinton.

Sot ke dëgjuar këtu institucionet e pavarura të drejtësisë që mund të përkthejnë në vepra penale katil-fermanin që ke marrë nga shteti i presidentit që do të flasë sot. Non-grata, përgjegjës për korrupsion madhor dhe minues i demokracisë”,-tha Spiropali.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026