Peshëngritësi Godelli me doping! Fidel Ylli: Na i kapi bota se dështoi agjencia jonë

5 Korrik 2023 | 09:59

Presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli i ftuar në “Good Morning Albanias” tha se duhet të ishte agjencia jonë e anti-dopingut ajo që do duhet të bënte kontrollin e sportistëve të dërguar në Kampionatin Eurpian 2023  në mënyrë që të shikonte nëse ata përdornin apo jo doping.

Ai tha se Daniel Godellin “e kapi” bota para nesh pasi agjencia jonë nuk funksionon si duhet.

“Ka disa rregulla që është VADA botërore, VADA rajonale dhe Agjencia e anti-Dopingut shqiptare. Në komitetin Olimpik ne kemi vënë disa standarde që çdo ekip kombëtarë që do shkojë qoftë në Kampionatin Eurpian por edhe në kampionatin botëror, Agjencia Kombëtare e anti-Dopingut, duhet t’i bëjë kontroll të detyruar të gjithë sportistëve që shkojnë.

Kjo tregon se duhet që në rast se këta marrin substanca të ndaluara vetë Shqipëria duhet t’i kapi para se ti kapi federata botërore apo europiane. Këtu çaloi puna, kjo agjenci nuk është në nivelin e duhur. Ne duhet t’i bëjmë kontrollë sportistëve tanë që mos të na i kapi bota para nesh për doping”,-tha Fidel Ylli.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024