Lajçak takohet me Vuçiç në Beograd, zbardhen kërkesat e presidentit serb

5 Korrik 2023 | 13:30

Miroslav Lajçak, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, pas takimeve në Prishtinë ditën e djeshme është takuar këtë të të mërkurë me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Përmes një postimi në Instagram, presidenti serb ndau një foto nga takimi dhe bëri me dije se në fokus të diskutimeve ishte ulja e tensioneve në veri të Kosovës.

Vuçiç deklaron se këkoi nga emisari i BE-së zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

“Diskutova me Miroslav Lajçak për situatën në Kosovë dhe mënyrat për qetësimin e tensioneve në terren dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani. Edhe një herë paralajmërova se populli serb në Kosovë është i ekspozuar ndaj torturave dhe persekutimeve më të rënda në 15 vitet e fundit dhe ripërsërita kërkesat për respektimin e të drejtave dhe sigurisë së tyre. I kam bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të angazhohet më konkretisht në të gjitha këto çështje”, shkruan Vuçiç.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026