Mbrojtësi shqiptar firmos në Premier League, Zabeli zyrtarizohet tek Brentford

5 Korrik 2023 | 15:53

Erion Zabeli, mbrojtësi i Shqipërisë U19 është transferuar në Premier League angleze tek skuadra e Brentford, duke regjistruar kështu një hap të madh në karrierë.

Sportistët shqiptarë po ngrenë lart flamurin kuqezi, një ndër ta është dhe 18-vjeçari, i cili po shkëlqen në Angli. Zabeli është rritur si futbollist në Akademi Angleze, ndërsa tanimë po hedh hapa të sigurt në karrierë.

Pas eksperiencave në moshat e Watford FC e së fundmi pjesë e Oxford United, tani tranferohet në radhët e Premier League. Më konkretisht është Brentford që ka siguruar shërbimet e shtatlartit. Duke e bërë kështu Zabelin si shqiptarin më të ri dhe të vetëm në histori që transferohet në sajë të një pagese nga një klub në një tjetër klub anglez.

Gara për qendër mbrojtësin duket se ka qenë e vështirë për bardhekuqtë. Kjo pasi për pjesëtarin edhe të kombëtares prej moshes U15 – U19 të Shqipërisë, ka pasur interesim nga disa klube të mëdha. si: Leeds United, Brighton apo Southampton në Angli. Ofertat nuk munguan as nga klubet skoceze si Rangers, por madje duke u zhvendosur dhe jashtë Mbretërisë së BAshkuar, porn ë fund ishte Brentford ajo e cila siguroi shërbimet e futbollistit të lindur në vitin 2004.

“Bletët” siç njihen ndryshe shohin tek Zabeli një të ardhme të sigurt. Madje duke e krahasuar për stilin e tij dhe fizikun e mënyrën e lojës që zotëron me mbrojtësin anglez, John Stones, i cili aktualisht është pjesë e Manchester Cityt, e konsiderohet ndër më të mirët në botë në rolin e tij.

Zabeli është një lojtar me perspektivë, ndërsa nuk është çudi që të ndjekë rrugën e Armando Brojës, për të firmosur me ekipet më të mëdha angleze.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026