“I bie të marrim armët”, revoltohet Shehi: Ushtri matrapazësh që mbështesni Ramën…

5 Korrik 2023 | 22:37

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi tha në emisionin Now në Euronews Albania se sistemi që po propozojnë partitë e vogla nuk është i pagabueshëm dhe mund të ndikohet nga një shtet i kapur.

Shehi u shpreh se kjo është vetëm një rrugë demokratike për të përmirësuar sistemin aktual dhe për të rritur besimin e qytetarëve.

“Sistemi që propozojmë ne përsëri mund të vidhet, këtu është temë tjetër, që këtu ka rënë shteti, që polici shkon numëron votat. Ne po marrim gjënë më të thjeshte që mund të bëhet, ne shkojmë të detyruar në referendum. Zgjedhjet përcaktohen edhe nga atmosfera e përgjithshme, nëse shteti është i kapur, i korruptuar, edhe sistemi i ri do deformohet. Ashtu siç thua ti ne i biem të marrim armët, s’ka rrugë tjetër veç revolucionit. Unë them se kemi ende rrugë demokratike shumë të ngushtë, ne po mundohet që të rifitohet besimi te qytetarët, të bëhet i kontrollueshëm. Nëse votat janë numëruar me ushtrinë e matrapazëve, po themi ta bëjë makineria këtë punë dhe jemi më të qetë. Po themi që vërtetë, siç tha Spahiu, që përtej dyshimeve si mund të votojnë emigrantët, ne duhet t’u japim të drejtën. Unë them të votohet me postë elektronike”, tha Shehi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026