“Duhen rreth 600 shoferë urbanësh”, Memaj: Vështirë të përshtaten të huajt

6 Korrik 2023 | 08:30

Dashnor Memaj, kreu i Shoqatës së Transportit Urban tha në një intervistë për “Goodmorning Albanians” në Euronews Albania se shoferët e urbanit që mund të merren nga jashtë, si për shembull Bangladeshi, është e vështirë të përshtaten në Shqipëri. Ai shtoi se në Shqipëri duhen rreth 600 shoferë urbanësh pasi ka mungesa.

Shoqata e Transportit Urban ka ngritur shqetësimin se sot as ata nuk kanë punëtorë të kualifikuar, nuk zbatohen oraret dhe nuk jepet shërbimi i dëshiruar për qytetarët. Sipas tyre mungon një takim me institucionet për t’i dhënë zgjidhje problemit.

Memaj thotë se bëhet një analizë financiare e kostove të trasportit mund të merren masa për rritjen e pagave dhe mbajtjen e shoferëve profesionistë në Shqipëri.

“Duke qenë se është një sektor specifik, kërkesat për shoferë janë specifike. Fillimisht nëse do të vijnë nga India apo Bangladeshi në radhë të parë do të qëndrojnë te ne, në radhë të dytë a janë të duhur për të drejtuar një autobus të transportit publik që ka një numër aq të lartë pasagjerës dhe në fakt nuk ka pasur interes nga kompani që ofrojnë këto shërbime që të thonë që ka edhe këtë kategori që dëshiron ta sjellë te ne,” – u shpreh Memaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024